“Moulin Rouge” pret shfaqjet, trupa e balerinëve vazhdojnë përgatitjet për rikthimin në normalitet

Monumenti parizian më i famshën në Francë, “Moulin Rouge”, vazhdon të qendrojë mbyllur për shkak të situatës së pandemisë. Prej më shumë se një viti, balerinët e shfaqjeve ikonike, po ushtrohen në shtëpitë e tyre, në pritje të rikthimit në skenë. Të gjithë janë me shpresë për një kthim të kufizuar.

“Moulin Rouge”, monumenti parizian më I famshën në Francë, që daton nga 1889, vijon pritjen për t’ju kthyer shfaqjeve të kërcimit.

 Një nga vendet me të preferuara për tu vizituar nga turistët, “Moulin Rouge” ka jetuar shumë jetë,  u rindërtua pas zjarrit, mbijetoi gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më pas mori një nxitje tjetër globale me publikimin e filmit me të njëjtin emër në 2001 me Nicole Kidman dhe Eëan McGregor.

Nga shfaqja e fundit më 12 Mars 2020, ky është pushimi më i gjatë që kur teatri u shkatërrua nga zjarri në 1915. Drejtuesi, Jean-Victor Clerico mbetet me shpresë se mund të funksionojë edhe me një rihapje të kufizuar.

"Distancimi shoqëror nuk do të jetë problem. Edhe pse numrat me siguri do të zvogëlohen, ne jemi optimistë duke pasur parasysh tërheqjen e Moulin," tha ai.

Për njërën nga yjet, balerinën 32-vjeçare Mathilde Tutiaux, kjo do të thotë shumë muaj përpjekje duke u ushtruar në apartamentin e saj të vogël parizian.

"Ky bllokim i tretë është demoralizues, por ne mbetemi me shpresë. Ne do të kthehemi në skenë. Më e keqja ka kaluar", tha ajo.

"Sapo të marrim dritën jeshile, do të na duhen gjashtë javë për të lëvizur përsëri makinën. Shfaqjet kërkonjnë shumë prova," tha Clerico.

Janë 60 anëtarë të kastit, balerinë profesionistë, të gjithë të izoluar në shtëpi për një vit, duke u përpjekur shumë për të ruajtur formën e tyre, në mënyrë që të jenë gati për rikthimin.