Pogradeci mbledh piktorët nga Ballkani dhe Europa

Pogradeci ishte qyteti pritës i dhjetëra piktorëve nga Ballkani dhe Europa, në organizimin Ndërkombëtar “Art Koloni 21”.

Artistët paraqitën për publikun pikturat e tyre, të frymëzuara nga qyteti i Pogradecit.

"Në Pogradec është hera ime e dytë, dhe jam shumë e lumtur. Unë e dua shumë ketë qytet, ne po kalojmë një ditë të mrekullueshme. Kjo pikturë është inspiruar nga Pogradeci, nga vera që kalova në Pogradec. Është një qytet i vogël, por tradicional, do të vij edhe vitin tjetër këtu".

Për organziatorin, Sajmir Ahmeti, koloni të tilla jo vetëm që promovojnë artin dhe kulturën, por shërbejnë edhe si shkëmbim eksperiencash për artistët.

Piktorët vendas u shprehën të gëzuar për shkëmbimin e eksperiencave me kolegët e tyre europianë.

Organizatorët thanë se Pogradeci do të vijojë të jetë pritës i kësaj ekspozite edhe në vitet e ardhshme.