Karikatura sot, Andoni: E varfër në ide, duhet të "flasë" më shumë për varfërinë e shqiptarëve
Gazetari dhe studiuesi, Ben Andoni, është kritik me karikaturat e sotme shqiptare.
Për emisionin "Shkurt e Shqip" në Rtv Ora, Andoni thotë se karikatura duhet të ketë më shumë dinjitet dhe të flasë më shumë edhe për varfërine e shqiptarëve.
Në vitet 20-të Konica pagoi një amerikan që skiconte shqiptarët, por cila është në të vërtetë karikatura dhe forca e saj kur ajo është e shumë mirë paguar?
Andoni: Ajo që më shqetëson për karikaturën e sotme është thellësisht varfëria e ideve. Sado që prodhohet do të doja të kishte pak më dinjitet sa i përket paraqitjes së realitetit të kohës sonë, varfërinë e shqiptarëve, problemet antropologjike të shqiptarëve që karikatura mund ti japë shumë mirë. Kemi mësime shumë të mira nga e shkuara.
Mund të bësh përqasje shumë interesante me vitet 20-të kur Faik Konica komisionon një amerikan që nuk e njihte fare Shqipërinë dhe i jepte tema, i shpjegonte karakterin e shqiptarëve dhe ai prodhonte karikatura. Njerëzit e sotëm të cilët duhet ta lëvrojnë karikaturën duhet të mendojnë për tema më universale, tema që na prekin.
Kartikatura vërtet është një art që njerëzit thonë se ka elementë humoristik brenda por është një art me një forcë të jashtëzakonshme. T'u them vetëm një element për forcën e karikaturës. Në Luftën e Dytë Botërore kanë qenë dy karikaturistë të jashtëzakonshëm, një britanik dhe një rus i ish-Bashkimit Sovjetik. Rroga e tyre ishte shumë më e madhe se Stalinit dhe Çërçillit.
Ajo që ka bërë Çërçilli është e paimagjinueshme por fuqia e propagandës së atij për të mobilizuar njerëzit Çerçilli e bënte vetëm me 2-3 dalje në radio dhe 2-3 dalje sporadike në publik. E njëjta gjë në Rusi, ku masat ende ishin të pakultivuara si duhet, analfabetizmi ishte goxha i madh. Ajo që ndjeje nga tmerri se gjermanët kishin kapur Moskën, karikatura ta jepte ndryshme.Kjo ka pasur forcë edhe pas Luftës së Dyrtë Botërore sa i përket perdes së hekurt.
