Grand Gala në TKOB, Teatri hap dyert me 15 shtator, ngjiten në skenë artistët më të mirë të operas

Pas 5 vite mbyllje, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të hapë dyert me 15 shtator përmes një sërë aktivitetesh celebruese nën sloganin “Rikonstruksioni - Hapja e TKOB”.

Inagurimi i teatrit përkon dhe me 65-vjetorin  e krijimit të TKOB.

Programi

15 Shtator 2021- Dita e Pare e Ceremonisë së Inaugurimit të Rikonstruksionit të TKOB.

Nisim me ceremoninë zyrtare të inaugurimit të rikonstruksionit të TKOB përmes një prezantimi – guide të ambjenteve të rikonstruktuara, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Shqipërisë  Edi Rama dhe të gjithë përfaqësuesve të lartë të Shtetit, artistëve, miqve të TKOB, medias dhe trupit diplomatik, etj.

19.00-19.30 – RIKONSTRUKSIONI - 2017 – 2020 - Dokumentar premierë.

19:30 – Grand Gala- Hapja e TKOB”

Koncert i madh celebrues me pjësmarrjen e trupave të TKOB, si dhe artistëve më të mirë shqiptarë të operas, baletit, instrumentit. Me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të artistit më përfaqësues të historisë së sotme të operistikës botërore, Placido Domingo.

Me përfaqësuesen më të denjë ndërkombetarisht, të intepretimit operistik shqiptar, Ermonela Jaho. Me pjesëmarrjen e solistëve yje të TKOB, si: Ylber Gjini,Vikena Kamenica, Eva Golemi, Armando Likaj, etj.

Programi është i bazuar në titujt e shfaqeve më të mira të historisë së teatrit dhe produksionet e TKOB në katër vitet e fundit të cilat janë pjesë të repertorit klasik më të njohur nga e gjithë audienca.

Këto tituj do të prezantohen duke u mbështetur në kronologjine historike të shfaqjeve te tyre në skenën e teatrit tonë.

Grand Gala në TKOB,  Teatri hap dyert me 15 shtator, ngjiten në

Grand Gala në TKOB,  Teatri hap dyert me 15 shtator, ngjiten në

Grand Gala në TKOB,  Teatri hap dyert me 15 shtator, ngjiten në

Grand Gala në TKOB,  Teatri hap dyert me 15 shtator, ngjiten në