Punime me shtiza dhe qëndisje, hapet ekspozita e artizanatit në Korçë

Ndërthurja e të kaluarës me të tashmen vjen me shumëllojshmëri punimesh dore ku zonjat  korçare vijojnë të ruajnë traditën dhe kulturën shekullore.

Me qëllim promovimin dhe ruajtjen e traditës, në Bibliotekën “Thimi Mitko" në Korçë, është hapur gjatë fundjavës një ekspozitë mjaft e veçantë.

Natsha Çapa ka shpalosur ekspozitën e saj, punimet e së cilës janë me shtiza, e thurje, ndërsa i ka bërë për një periudhë 5 vjeçare.

“Këto të gjitha janë funksionale, për shembull të fitojmë me pikturat, janë të qëndisura.”

Jorida Tollkuçi, drejtoresha e Bibliotekës thotë se kjo ekspozitë vjen në kuadër të muajit të trashëgimisë kulturore dhe synon promovimin e mëtejshëm të artizanatit.

“Kjo ekspozitë organizohet në kuadër të promovimit të vlerave, trashëgimisë kulturore, por edhe për të theksuar rëndësinë e rolit të gruas në trashëgiminë kulturore, në ruajtjen e traditave. “- shprehet ajo.

Korça mbetet një prej zonave ku artizanati ruhet brez pas brezi dhe ku zonjat korçare po përpiqen ta promovojnë çdo ditë e më tepër./ Ora News/