Gërmime arkeologjike në Durrës, kërkohen gjurmë të qytetërimit roman në mes të qytetit
Në qendër të Durrësit kanë nisur gërmimet arkeologjike, për gjurmë të qytetërimit romak në Shqipëri. Puna është përqëndruar jashtë mureve të qytetit antik.
Arkeologët janë rikthyer në Durrës në përpjekjen e vazhdueshme për të zbuluar sa më shumë nga e shkuara e qytetit antik.
Arkeologia, Brikena Shkodra, thotë se në zonën ku po punohet ka qenë një lagje jashtë mureve të qytetit. Dhe pritshmëritë janë të larta.
"Në këtë kufi tranzicioni midis dy strukturave të qytetit romak dhe romak të vonë kemi nevojë të marrim të dhëna sepse na mungojnë për të parë si kjo pjesë suburbane e qytetit antik të vonë është zhvilluar gjatë fazës bizantine dhe mesjetare".
Prej vitesh në Durrës arkeologët vendas dhe të huaj vijojnë të gërmojnë për të gjetur informacione që i konsiderojnë të vlefshme jo vetëm historine e Shqipërisë, por edhe të Ballkanit.
Në Durrës institicionet janë kritikuar herë pas here për shkak të dëmtimit të vlerave historiko-arkeologjike nga ndërtimet.

