Çelet Festivali i Filmit në Shkodër, programi bashkon video-artin me filmin
Nga Bepin Kolvata Përditësimi i fundit 10 Shtator 2021, 14:55
Me 6 filma në teatrin "Migjeni", nisi rrugëtimin festivali "Ekrani i artit" i cili çeli edicionin e katërt në Shkodër.
Organizatorët kanë bërë një përzgjedhje nga festivalet si Oberhausen, Protocinema apo punime në Videoart, për ti prezantuar publikut me synim provokimin e mendimeve në shoqëri.
Edhe këtë vit në 3 netët Festivali shkon në oborret e familjeve shkodrane, si një formë e hapur për të komunikuar, por edhe për të ruajtur këtë trashëgimi që Shkodra ka.
Shkëlzen Berisha në zyrën e të atit pas seancës plenare
10 Shtator, 14:27
I nisur si një bashkëpunim me festivalin fiorentin "Lo schermo dell'arte", ky event është kthyer në traditë për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë.

