Ju flet Moska - Rama, një kryeministër socialist që ka shpikur socializmin e oligarkëve

Rama, një kryeministër socialist që ka shpikur socializmin e oligarkëve ishte tema e kësaj të enjteje në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Sapo ka nisur mandati i tretë i PS-së. Por nuk përmendet fjala socializëm nuk përmendet edhe pse qeverisin socialistët. Këta duan që të ndërtonin një socializëm evropian, jo sipas atij të Stalinit. Edhe në Evropë ka një alternativë socialiste. Por socializmi ka nisur si një ide si një shtetëzim i gjithë kapitalit dhe ekonomisë private, që krijoi Marksi dhe Lenini.

Por doli edhe një socializëm alternativ që thoshte që të mos shtetëzohet prona, por të taksohet më shumë privati. Ky quhet socializmi perëndimor në dallim me atë komunistin lindor. Socializmi shqiptar ashtu si ajo evropiani duhet të ishte me taksim më të madh për ata që fitojnë më shumë.

Socialistët në vendin tonë këto 30 vite kanë marrë 5 mandate, por ky është socializmi perëndimor? Unë do të isha i kënaqur që të taksoheshin të pasurit dhe kompanitë e mëdha, e këto para të përdoreshin për shtresat në nevojë apo për vepra publike.

Rama ka shpikur një socializëm të oligarkëve, ku ata janë socialistët e mëdhenj, një rast unikal në botë. Socializmi i oligarkëve është një sistem politik dhe ekonomik në shërbim të të pasurve, sepse qeveria ul tatimet për të pasurve. Shqiptarët janë vërtetë të majtë, por duan socializëm për popullit dhe jo për oligarkët.