Programi i Qeverisë/ Grida Duma: Më shumë kushton kopertina sesa përmbajtja

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma nga foltorja e Kuvendit ka cilësuar si “ri-nginje” programin e ri qeverisës të prezantuar ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e saj ajo tha se programit të qeverisë më shumë i kushton se kopertina  sesa përmbajtja.

Grida Duma: Nuk duhen as 10 minuta për ta parë. Si një skenar hollivudian. Këtij programi i kushton më shumë kopertina se përmbajtja. Mënyra e të shkruarit këtu që nga tabela do dëgjoni ringritje, rilindje, rindërtim. Por ka vetëm një ri. Ringinje, dhe shumica e shqiptarëve do thinjen. Në faqen 10-Shqipëria e fortë. Dhe në faqen 10 gjen një hartim. Shqipëria është sot më pranë BE. Thoni që keni finalizuar Reformën në Drejtësi dhe deri në 2025 ju keni bërë 0.1 hapa drejt integrimit. Ta kishit shënuar për referencë që janë bërë 4 hapa të rëndësishëm. Shqipëria e fortë përsëritet prapë në faqen 35./ Ora News/