Kishte humbur në det prej 24 orësh, momenti kur policia kufitare tërheq anijen (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2021, 20:09
Një anije e cila kishte humbur kontaktet me kapitanerinë e portit të Vlorës, që prej ditës së djeshme është gjetur ditën e sotme nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Triport.
Anija kishte në det ndërkohë gjetja e saj është bërë pas 24 orësh.
“Sherbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Triport në bashkëpunim me rojet bregdetare dhe me ndihmën e një Helikopteri, pas kërkimeve të pandërprera në det kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit të peshkimit i cili kishte humbur kontaktet mbrëmjen e datës 15.09.2021, 5 milje afër Sazanit.”- njofton policia kufitare.
Mësohet se ekuipazhi i anijes së peshkimit ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë mjeti i tyre lundrues është transportuar për në Triport.

