Merkel foli me kryeministrat e rajonit edhe për "Open Ballkan", Rama: Mekanizëm për të përshpejtuar procesin e Berlinit, Kosova teori konspirative
Jo vetëm krijimi i tregut të përbashkët rajonal në kuadër të procesit të Berlinit, por dhe sqarimi i teorive konspirative për “Open Ballkan” ka qenë pjesë e tryezës së diskutimit të kancelares Angela Merkel me kryeministrat e vendeve të rajonit sot në Tiranë.
E zbulon kryeministri Edi Rama, i cili nënvizoi disa herë se kjo nismë nuk është një nismë në kontradiktë me procesin e Berlinit por një mekanizëm për të përshpejtuar këtë proces.
Madje “Kush i vendos këto të dyja kundër njëra tjetrës apo bien ndesh me njëra tjetrën ose e bën me qëllim ose nuk e kupton” nënvizoi Rama duke akuzuar Kosovën se po krijon teori konspirative.
A ka miq rajoni që mund të kujdeset ashtu siç e ka bërë Merkel?
Merkel: Procesi i Berlinit është bërthama e gjithçkaje. Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet. Gjërat mund të përshpejtohen brenda këtij procesi. Ballkani Perëndimor ka mësuar të bashkëpunojë apo të qëndrojnë ulur me njëri tjetrin. Ka shumë miq të Ballkanit Perëndimor. Macron ka vizituar të gjithë rajonin. Kurtz është mik i rajonit, dhe kancelari tjetër federal do të jetë mik i këtij rajoni. Interesi për të bashkëpunuar në këtë rajon është mjaft i madh.
E di forcën e enegjinë që duhet për të kapërcyer diferencat historike. Ballkani ka shumë miq në Europë e më lejoni ta siguroj këtë.
Edi Rama: Angela Merkel është një dhe nuk vjen më. Të jemi të qartë. Për arsye të historisë së saj dhe eksperiencës së jashtëzakonshme në 4 mandate në krye të lokomotivës në BE.
Open Ballkan apo procesi i Berlinit?
Edi Rama: Open Ballkan është pjellë e procesit të Berlinit dhe jo një alternativë, apo një nismë në kontradiktë. Është as më shumë e as më pak një mekanizëm për të përshpejtuar procesin e Berlinit. Nuk ka asgjë që kontradikton këtë proces.
Përkundrazi është marrja në dorë e këtij procesi pa pritur që të tjerët të mblidhen diku për ne apo disa të tjerë ta bëjnë për ne. Rezultatet kanë nisur të flasin. Open Ballkan është mjeti I rajonit për të implementuar procesin e Berlinit. Kush i vendos këto të dyja kundër njëra tjetrës apo bien ndesh me njëra tjetrën ose e bën me qëllim ose nuk e kupton. Një çështje që u diskutua janë dhe teoritë e konspiracionit.
Jo procesi I berlinit, open ballkan apo nismat rajonale janë të organizuara nga forcat e treta apo të hedhura këtu nga BE për të na gënjyer ne që ne të krijojmë një mikro BE që të mos na fusin në BE janë dokrra. Kancelarja në tryezën e kancelarisë në 2014 ka thënë ju nuk jeni në BE por jeni në Europë. Ne duhet të nisim një proces që paralelisht të bëheni anëtarë të BE-së të punojmë së bashku që rajoni të ngrihet nga pikëpamja politike e ekonomike. Nuk kemi pse të presim të hyjmë në BE për të ndërtuar autostradat apo tregjet e përbashkëta.
Ballkani i Hapur është krijuar kjo për të përjashtuar njeri, por për të ecur përpara duke pasur parasysh procesin e Berlinit. Dy gjëra ka 4 liritë e BE në rajon, lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mallrave dhe investimet që vijnë nga paketa e KE.
Ne duam të ecim më shpejt, dhe një nga pengesat ka qenë që Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve se kishte paragjykimin se lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte e garantuar. Fatktikisht sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë por bën teori konspiracioni për Open Ballkan. Traseja është shtruar "Open Ballkan" është një mekanizëm për ta përshpejtuar procesin e Berlinit.
