Rama i thotë në sy Merkelit: Ne jemi peng i nacionalizmit brenda BE
Kryeministri Edi Rama dhe kancelarja Angela Merkel ndodhen në konferencë për median.
Pyetje: Vende si Shqipëria kanë përvojën që të gjitha eksperiencat për anëtarësimin në BE nuk ndihmojnë në qoftë se dikush vë ët drejtën e vetos. Çfarë shpresash keni juve nisur nga bisedimet e sotme. A mund të përfytyroni që edhe pas periudhës suaj si kancelare të mund të merrni një rol aktiv si ndërmjetëse e interesave të Ballkanit?
Merkel :"Unë nuk kam ndërmend të luaj një rol aktiv politik, por do të vazhdoj të mbetem mike e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Do të vazhdoj të jap këshilla nëse pyetem për këshilla dhe përvoja që dikush mund të vërë vetton e vet për të bllokuar procesin e kemi bërë disa herë. Nuk ka të bëjë vetëm me rastin e Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut. Unë jam shpresë plotë dhe jemi përpjekur në këtë drejtim edhe në konstekstin e presidencës gjermane, pikërisht për të dhënë mbështetjen tonë aktive në këtë drejtim. Kemi pasur disa arritje, sigurisht që Shqipëria dhe Maqedonia.V kanë pasur mbështetjen e vendeve të BE për të hapur negociatat."
Edi Rama: “Ne jemi peng të nacionalizmave në BE. Në BE nuk kemi asnjë qeveri nacionaliste, por për fat të keq në disa vende nacionalistët dhe ekstremi i djathtë ndikojnë në vendimmarrjen e qeverive të moderuara. Edhe kjo që po ndodh sot është pengmarrje e procesit të integrimit nga një vlagë nacionalizmi në një vend. E dyta unë mendoj që asnjëherë deri më sot edhe pse presionet kanë qenë të mëdha, kancelarja nuk e ka lidhur procesin e integrimit të vendeve të rajonit me politikën e brendshme. Nuk mund të them ët njëjtën gjë për vendet e tjera. Presioni i brendshëm nuk është bërt kurrë politikë e jashtme e Gjermanisë. Ne jemi dhe mund të jemi për një kohë të gjatë pengje të vettove që lidhen me zgjedhje nëpër vende të pasura të BE-së."
Sikundër Angela Merkel I shpëtoi nderin Europës për refugjatët që vijnë nga Siria edhe në këtë aspekt presioni I bredshëm nuk është bërë peng i politikës së jashtme.