Hoti: Integrimi rajonal nuk po e zëvendëson integrimin evropian
Analisti Dritan Hoti i ftuar në studion e Ora News me gazetarin Sebastian Zonja analizon çështjen dhe pyetjen a ka një kundërvënie "Procesi i Berlinit" me "Ballkanin e Hapur." Sipas tij përgjigjja është jo, pasi sipas tij "Ballkani i Hapur është një iniciativë më e reduktuar e liderëve rajonalë, ndërsa Procesi i Berlinit është një iniciativë më e zgjeruar për bashkëpunim rajonal.
Hoti: "Jo nuk ka një kundërvënie të drejtpërdrejtë, por meqë Procesi i Berlinit u aprovua si një iniciativë në vitin 2014 dhe parashikonte një minishengenni ballkanik dhe nuk ka qenë rezultativ përveç atij që quhet organizmi roaming dhe Ballkani i Hapur është një iniciativë e reduktuar."
Hoti u shpreh në studion e Ora News së integrimi rajonal nuk po e zëvendëson integrimin evropian.
Sipas tij, integrimi në BE është një synim madhor, ndërsa përsa i përket integrimit rajonal sipas tij nuk duhet të jemi shumë entuziastë.
Hoti: "Ballkani i Hapur" është një iniciativë e reduktuar, e liderëve rajonalë e cila vjen në një kontekst shumë kompleks të sfidave ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Integrimi rajonal nuk po e zëvendëson integrimin evropian. Integrimi në BE është një synim madhor, integrimi rajonal është një iniciativë që duhet përshëndetur por që nuk duhet të jemi shumë entuziastë, pra që do të çojë në stabilitetin gjeo-politik në rajon."
Në kuadër të procesit të Berlinit, kancelarja Merkel ndodhet ditën e sotme, 14 shtator në Tiranë.
