Pengesa për udhëtarët në Rinas, përveç certifikatës së vaksinimit kërkohet edhe testi i shpejtë

Në aeroportin e Rinasit janë paraqitur probleme për udhëtarët, pasi përpos certifikatës  së vaksinimit disa vende kërkojnë edhe testin e shpejtë.

Gazetari i Ora News, raporton nga terreni se disa vende të BE-së, kryesisht Austria dhe Belgjika kanë krijuar probleme për udhëtarët në lidhje me testet anti-Covid.

Mësohet se në varësi të vendit pritës të BE-së rregullat ndryshojnë për udhëtarët shqiptarë. Në aeroport janë të ngritura disa qendra private ku mund të bëhet testi i shpejtë.