Merkel takon liderët e Ballkanit në Tiranë, falenderon Edi Ramën për pritjen
Kancelarja Angela Merkel shtrëngoi duart me liderët e rajonit të cilët erdhën në Tiranë në kuadër të vizitës së saj.
Në takim janë krerët e qeverive të Bosnjë- Herzegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Duke folur me ta Merkel tha se ishte dëshira e saj të vizitonte të gjitha vendet por se ishte koha e pamundur dhe se duheshin 4- 5 ditë për këtë, dhe falenderoi kryeministrin Edi Rama për organizimin e këtij takimi në Tiranë.
Takimi po mbahet në Tirana Business Park investimi më i ri gjerman në Shqipëri.
Sipas burimeve zyrtare, të DW në fokus të vizitës së kancelares Merkel në Tiranë do të jetë bashkëpunimi rajonal dhe kryesisht jetësimi i Tregut të Përbashkët Rajonal, nismë kjo në kuadër të Procesit të Berlinit.
Në mbyllje të vizitës disaorëshe në Tiranë kancelarja gjermane Merkel do të japë një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Rama.

