Merkel dhe Rama: Procesi i Berlinit nuk është dështim, shumëçka në rrugën e duhur
Në konferencën e përbashkët që po zhvillon me kryeministrin Rama, kancelarja Merkel ju përgjigj pyetjes :"A mund të quhet dështim Procesi i Berlinit? "
Merkel tha se nuk e konsideron dështim, përkundrazi shumëçka është në rrugën e duhur.
Merkel: "Jo në fakt nuk e konsideroj si të tillë. Janë procese të cilat janë iniciuar, kemi një rrjet të shkëmbimeve rinore, shkëmbim shkencor. Përsa i përket bashkëpunimit në nivel të shoqërisë civile jam takuar me përfaqësues të një organizate jo qeveritare në venin tuaj të cilët më kanë shpjeguar se si janë duke u zhvilluar në këtë drejtim. Shumëçka është në rrugën e duhur."
Edhe për kryeministrin Rama, ky proces është shumë i rëndësishëm për Ballkanin dhe mendon se do të jetë një nismë afatgjatë e cila do të kalojë nga qeveria në qeveri.
Rama: "Kur kancelarja na ka ftuar në Berlin ishte hera e parë në historinë e këtij rajoni që liderët e të gjithë vendeve uleshin në një tryezë jo për t'u vrarë, as për t'u therur, as për të folur për të shkuarën, pro për të folur për të ardhmen. Ky proces i hapi rrugë një vendosjeje të një komunikimi mes Shqipërisë dhe Serbisë në kushtet kur pavarësisht distancës së afërt nuk ishin takuar kurrë. Natyrisht që procesi i Berlinit ka nevojë për kohën e vet, mekanizmat janë të avashtë. Unë jo vetëm që nuk e quaj dështim, por e quaj një vizion afatgjatë që do të kalojë nga një qeveri në tjetrën për të realizuar atë që kancelarja ka parë."
