Fotolajm/ Ceremonia e pritjes së Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave

Fotolajm/ Ceremonia e pritjes së Kancelares Angela Merkel në Pallatin

Kancelarja gjermane Angela Merkel është pritur nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave, ku u mbajt edhe ceremonia zyrtare.

Më pas kancelarja gjermane do të zhvillojë një takim “kokë më kokë” me kryeministrin Edi Rama, që do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët mes Ramës dhe Merkel rreth orës 14:35.

Fotolajm/ Ceremonia e pritjes së Kancelares Angela Merkel në Pallatin

Në Tiranë kanë mbërritur gjithashtu kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Bosnjës, Zoran Tegeltija dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bwrnabiç si dhe ai malazez Zdravko Krivokapiç.

Fotolajm/ Ceremonia e pritjes së Kancelares Angela Merkel në Pallatin

Po ashtu, do të ketë një foto familjare të kancelares Merkel me të gjithë kryeministrat e gjashtës së Ballkanit Perëndimor.

Fotolajm/ Ceremonia e pritjes së Kancelares Angela Merkel në Pallatin

Ky takim zhvillohet para Samitit të radhës së vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 6 tetor në Slloveni.

Fotolajm/ Ceremonia e pritjes së Kancelares Angela Merkel në Pallatin

Kjo është vizita e dytë dhe e fundit zyrtare e Merkel në Tiranë, pasi në fund të shtatorit ajo do të dorëzojë detyrën e kancelares dhe do te tërhiqet nga politika.

Fotot:LSA