Në Beograd e priti Vuçiç, në Tiranë erdhi Brnabiç në takimin e Merkel me liderët e Ballkanit

Kancelarja Merkel vizitoi Serbinë një ditë më parë, 13 shtator, ku zhvilloi një takim me Presidentitn serb Vuçiç.

Mësohet se ditën e sotme, në takimin që kancelarja po zhvillon në Tiranë Presidenti Vuçiç nuk ka ardhur.

Në vend të tij ka ardhur kryeministrja Ana Brnabiç.

Kancelarja mbërriti në Aeroportin e Rinasit rreth orës 09:30 dhe u nis drejt Pallatit të Brigadave ku u zhvillua ceremonia pritëse.

Më pas kancelarja zhvilloi një takim "kokë më kokë" me kryeministrin Rama dhe tani pritet takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor në Tirana Business Park.