Danke Angela! Rama nderon Merkel me medaljen 'Ylli i Mirënjohjes Publike', kancelarja: Nder i madh!

Mirënjohje Publike. Ai i tregoi simbolikën e medaljes kancelares dhe u shpreh se i detyrohet për këtë.

Kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike," shkruan kryeministrit në Facebook.

"Ky është ylli i mirënjohjes dhe ky këtu është simboli i heroit tonë Kombëtar Skënderbe, i cili mbrojti Shqipërinë nga pushtimi e u mbiquajt edhe "Atleti i Krishtit", si mbrojtës i krishtërimit. Mendoj se ju detyrohemi për këtë. Nuk do mbaj fjalim këtu se e di që ju nuk i doni ceremonitë, ndaj vetëm le të mjaftohemi me foton," thotë Rama në video.

Kancelarja shgprehu falenderimet e veta, duke e cilësuar një nder të madh.

"Faleminderit shumë ! Është një nder i madh dhe ishte gjë e mirë për mua të punoja së bashku me ju," tha kancelarja Merkel pasi mori medaljen.