DW zbulon pse Merkel vizitoi Tiranën

Kancelarja gjermane ka mbërritur në Tiranë nga Beogradi, në kuadër të turit të saj ballkanik, në prag të dorëheqjes nga detyra e kancelares. Ajo u prit me ceremoni zyrtare, në Pallatin e Brigadave, nga Kryeministri Rama.

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, në programin e kancelares gjermane është edhe takimi me krerët e qeverive të Bosnjë- Herzegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Sipas burimeve zyrtare në fokus të vizitës së kancelares Merkel në Tiranë do të jetë bashkëpunimi rajonal dhe kryesisht jetësimi i Tregut të Përbashkët Rajonal, nismë kjo në kuadër të Procesit  të Berlinit.