Rama: Pa Merkel as Europa e as Ballkani nuk do ishin siç janë sot
Në konferencën e përbashkët me kancelaren Merkel, kryeministri Rama u shpreh se Ballkani Perëndimor është një vend më i mirë nga sa ishte para fillimit të procesit të Berlinit. Rama u shpreh se kancelarja do t'i mungojë këtij rajoni pas largimit të saj nga politika.
Rama shprehu keqardhje për largimin e saj nga politika, dhe shprehu dëshirën se tani që do jetë pa impenjime kancelarja mund të gjejë kohën për të vizituar vendet e rajonit dhe Shqipërisë.
"Sot ishte privilegj që kancelarja të ishte në Tiranë, dhe këtu të kishim edhe takimet bilaterale. Unë duhet t'i shpreh mirënjohjen, falenderimin më të sinqertë në emër të gjithë shqiptarëve për atë çka Gjermania ka bërë për Shqipërinë dhe për atë çka kancelarja ka bërë për rajonin. Duke respektuar faktin që kancelarja është një lider që drejton Gjermaninë prej shumë vitesh, por që asnjëherë nuk ka munguar t'i japë zemër politikë Evropiane. Sot Ballkani Perëndimor është një vend shumë më i mirë se ç'ishte para se të niste procesi i Berlinit. Pavarësisht se do të ketë vazhdimësi në politikën gjermane, cilido qoftë fituesi, Angela Merkel do i mungojë këtij rajoni.
Shpresoj që boshllëku që la të mbushet, por patjetër që pa kancelaren Ballkani nuk do ishte siç është sot, as Evropa nuk do ishte siç është sot. Dhe e fundit kancelarja tani do të jetë më e lirë dhe shpresoj shumë që do të ketë kohën dhe dëshirën që të rikthehet në Ballkan dhe Shqipëri për të leuar më nga afër realitetin tonë," tha Rama.
