Vizita në Tiranë, Bytyçi: Merkel nuk preferon "Ballkanin e Hapur" nisma dobëson procesin e Berlinit
Profesor Enver Bytyçi një njohës i mirë i Ballkanit thotë se Merkel vjen në Tiranë për të përcjellë një mesazh të qartë edhe lidhur me nismën “Ballkani i Hapur”
Lektor në Departamentin e Shkencave Politike, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në një intervistë për Ora News e shikon këtë si një nismë që dublon procesin e Berlinit.
"Fakti që vjen në Tiranë dëshmon se zonja Merkel nuk preferon një iniciativë të tillë si Open Ballkan që në mos i kundërvihet së paku e dublon ose bëhet proces paralel që dhe e dobëson procesin e Berlinit. Open Ballkan i hap rrugën fuqive botërore të Rusisë dhe Kinës në Ballkan. Ndërsa procesi i Berlinit ka lidhje vetëm me interesin europian në Ballkanin Perëndimor” thotë ai.
Bytyçi gjithashtu analizon se Merkel kërkon njohjën e Kosovës nga Serbia si kusht i padiskutueshëm për integrimin europian. Një mesazh që zonja Merkel e përcolli dhe dje në vizitën e Beogradit.

