Rama: Askush nuk ka bërë më shumë se Merkel për Rajonin

Në konferencën e përbashkët mes kancelares Merkel dhe kryeministrit të vendit, Rama u shpreh se askush nuk ka bërë më shumë për rajonin e Ballkanit se sa Merkel.

Kryeministri Edi Rama i shprehu mirënjohjen kancelares gjermane për atë që Gjermania ka bërë për Shqipërinë dhe atë çka kancelarja ka bërë për rajonin.

Për Ramën, askush nuk e ka kuptuar më mirë këtë rajon se sa Merkel.

Rama:" Kjo është vizita e lamtumirës e Angela Merkel si kancelare e Gjermanisë. Besoj që askush nuk ka bërë për këtë rajon më shumë se sa kancelarja gjermane dhe ajo që është akoma më e rëndësishme sipas meje është që askush nuk e ka kuptuar më mirë këtë rajon se sa kancelarja gjermane. Me kancelaren është gjithmonë një problem sepse nuk i ka qejf fjalimet me shumë fjalë të bukura, por njëkohëshisht është shumë e sinqertë.

Inicoi procesin e Berlinit, i cili është një proces largpamës, jo thjesht për të kaluar një fazë disa vjeçare, pro për ta parë të ardhmen të gjithë së bashku dhe përtej të gjitha rezultateve në aspektin e fushave besoj që arritja më e madh e këtij procesi është vendosja e një fryme bashkëpunimi, bashkëveprimi dhe e ardhmja e përbashkët. "