Lindita Nikolla prezanton Klosin si drejtues të qarkut të Lezhës, e shoqëron dhe Gjiknuri

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ishte në qytetin e Lezhës.

Ajo zhvilloi një takim me përfaqësuesit politikë të qarkut ku u prezantua drejtuesi i ri politik Blendi Klosi.

Takimi u zhvillua me dyer te mbyllura, ndërsa i pranishëm ishte dhe Damian Gjiknuri.

Gjithashtu të pranishëm ishin edhe deputetët Eduard Ndreca, Shpresa Marndoj dhe kryetarët e bashkive Pjerin Ndreu, Ndrec Dedaj dhe Majlinda Cara.

Mësohet se takimi zgjati rreth 40 minuta.