Nga 15 shtatori kushte të reja për udhëtarët që shkojnë drejt Austrisë, ja çfarë duhet të dini
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga data 15 shtator 2021, vetëm personat plotësisht të vaksinuar ose me një dëshmi mjekësore që e kanë kaluar Covid-19 dhe janë të shëruar do të lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria për në Austri pa pasur nevojë të karantinohen. E ndërsa për ato që nuk janë vaksinuar, udhëtarët duhet të plotësojnë një sërë procedurash dhe më pas do të karantinohen për gati 10 ditë.
Duke filluar nga data 15 shtator, vetëm personat plotësisht të vaksinuar ose me një dëshmi mjekësore që e kanë kaluar Covid-19 që janë të shëruar, por dhe të moshës 12 vjeç e lart do të lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria për në Austri pa pasur nevojë të karantinohen.
Edhe personat e pavaksinuar mund të hyjnë në Austri por duhet të regjistrohen paraprakisht, të paraqesin një test negativ të COVID-19 dhe të qëndrojnë në karantinim të detyruar për 10 ditë në një hotel ose vendbanim, me shpenzimet e tyre. Karantina mund të përfundojë pas 5 ditësh me një test negativ.
Këtë të martë në aeroportin "Nënë Tereza" qytetarët të cilit kishin planfikuar për të udhëtuar jashtë Shqipërisë nuk janë ndeshur në mangësi dokumentash.
Disa prej tyre tregojë se para se të niseshin janë interesuar dhe kanë plotësuar të gjitha letrat që kërkoheshin në lidhje më testet e Covid 19.
"Për Barcelonë, kërkojnë test Covidi, biletë vajtje-ardhje dhe rezervim hoteli për një javë."
"Për Itali, kërkojnë Green Pass për Covid."
"Po shkoj të bëj tamponin,kam bërë dy vaksina."
Në aeroport, aty ku edhe lëvizja është më e lartë, duket se qytetarët nuk e preferojnë të mbajnë maskën mbrojtëse.
Situata bëhet më shqtësuese kur maska nuk përdoret as brenda aeroportit.
Gjithçka që duhet të dini për të udhëtuar drejt Austrisë
Të gjithë udhëtarët e pavaksinuar, mund të hyjnë në Austri
Por duhet të regjistrohen paraprakisht në (Pre Travel Clearance English https://entry.ptc.gv.at/en.html)
Duhet të paraqesin një test negativ të COVID-19 dhe të qëndrojnë në karantinim të detyruar për 10 ditë në një hotel ose vendbanim, me shpenzimet e tyre.
Karantina mund të përfundojë pas 5 ditësh me një test negativ.
Kategoritë që përjashtohen nga kërkesat për regjistrim dhe karantinë janë:
1. Personat që udhëtojnë për qëllime biznesi;
2. Forca humanitare;
3. Të miturit midis moshës 12 dhe 18 vjeç që hyjnë në Austri nën mbikëqyrjen e personave plotësisht të imunizuar;
4. Ata që hyjnë në vend për arsye të paparashikueshme, urgjente, familjare si (sëmundje të rënda, vdekje në familje, funerale, lindje), të cilat do të vlerësohen dhe merren parasysh si të tilla nga autoritetet përkatëse.
Për informacione më të përditësuara dhe detajuara për hyrjen në Austri mund të drejtoheni: https://www.austria.info/en