Kuvendi nis me zhurmë, deputetë demokratë u bien tavolinave sapo flet kryeparlamentarja Nikolla

Pas votimit me 79 vota pro dhe 4 kundër, Lindita Nikolla është zgjedhur si kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërkohë, sapo Nikolla është ngritur në foltoren e Kuvendit për të mbajtur fjalën e saj, deputetët demokratë kanë nisur që tu bien tavolinave.

Ata kanë krijuar zhurmë duke si një shenjë proteste ndaj saj, ndërsa më herët ata grisën edhe fletët e votimit.

Më pas opozita është larguar nga salla e Kuvendit, duke lënë aty vetëm mazhoracën qeverisëse.

Në votim morën pjesë 137 deputetë, nuk morën pjesë 3 deputetë.