Basha porosi deputetëve: Mos votoni Lindita Nikollën si kryetare Kuvendi, mos përsëritet si me Ruçin
Pak para nisjes së seancës së parë plenare për këtë sesion parlamentar, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar demokrat duke u dhënë porositë e aksionit politik.
Ndryshe nga më parë, kur qysh prej themelimit të partisë, ditën e sotme në këtë mbledhje ka munguar ish-kryedemokrati Sali Berisha.
Ndërkohë, gazetari i Ora Neës, Everest Dedaj ka bërë me dije se Basha u ka thënë deputetëve demokratë që të mos e votojnë zgjedhjen e Lindita Nikollës në Krye të Kuvendit.
Basha është shprehur se nuk do që të përsëritet precedenti i 2017, kur pati vota pro Gramoz Ruçit.
Përpos Berishës, në këtë mbledhje nuk kanë marrë pjesë disa deputetët të tjerë të Partisë Demokratike.
Partia Demokratike është rikthyer në Kuvend, pas pothuajse 3 vitesh jashtë tij, për shkak të djegies së mandateve.

