Berisha për Ora News: Më aktiv se kurrë ndaj Meduzës dhe marrëveshjes së turpshme Rama-Basha

Ish-kryeministri i Shqipëri, Sali Berisha në dalje nga shtëpia e tij, ka dhënë një prononcim për Ora News teksa drejtohej për në Kuvend për seancë plenare.

Për mikronin e Ora News, Berisha tha se Do të jem më aktiv se kurrë ndaj Edi Ramës, dhe marrëveshjes së tij me Bashën.

Berisha: Do të jem më aktiv se kurrë ndaj kreut të Meduzës, Edi Ramës. Padyshim edhe ndaj marrëveshjes së turpshme të Rama-Basha. Nuk ndihem aspak vetëm në Kuvend.