Hulumtimi: Shqipëria në 2019 më pak shtretër spitalorë se në 1999

Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me numrin e shtretërve në spitalet institucione publike, duke analizuar të dhënat nga viti 1999 deri në 2019.

Sipas këtij hulumtimi ka rezultuar se katranuar me vitin 1999, në 2019 vendi ynë ka pasur më pak shtretër në spitalet publike .

Kështu, për periudhën 1999-2019, vihet re një rënie e numrit të shtretërve si dhe shtretër për mijë banorë. Viti 1999 ka shënuar numrin më të lartë të shtretërve në spitalet publike me 10 207 shtretër.

Numri më i ulët i shtretërve shënohet në vitin 2017 me 8 169 shtretër, ose 2.84 shtretër për njëmijë banorë.

Rotacionit politik të forcave e majtë e djathtë dhe ndërrimi i mandateve tek e njëjta forcë nuk ka ndryshuar trendin rënës nga 1999-ta deri në vitin 2017 me tkurrje shtretërish në total për njëmijë banorë.  

“Teorikisht ekzistojnë dy arsye që karakterizojnë të rënies së numrit të shtretërve në spitale. Një mundësi është problematika dhe mungesa e investimeve në sistemin shëndetësor dhe mundësia tjetër eficenca e rritur së sistemit në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Për të ilustruar këtë mundësi, janë marr të dhënat lidhur me treguesin xhiro e shtratit. Xhiro e shtratit paraqet numrin e të sëmurëve që janë shtruar në një shtrat gjatë vitit. Duke u fokusuar në periudhën 1999 deri në 2019, ky tregues ka pësuar një rritje graduale vit pas viti duke arritur vlerën maksimale në vitin 2019 me 35 të shtruar për shtrat.” – thekson Open Data.

Gjithashtu analiza është fokusuar në paraqitjen e një krahasimi midis rajonit dhe BE lidhur me këtë tregues për vitin 2019, pra situatë përpara fillimit të pandemisë.

Po të shohim numrin e shtretërve në spitalet publike në vendet e BE për vitin 2019, për të ofruar një krahasim me nivelin e shtretërve në Shqipëri, të dhënat nga Eurostat tregojnë:

Pak para Pandemisë, numri i shtretërve për një mijë banorë në vendet e EU-seë, rezulton 5.3.

Bazuar në këtë tregues, Shqipëria rezulton me 2.4 shtretër më pak për njëmijë banorë se mesatarja e vendeve të BE, viti 2019 përpara fillimit të pandemisë.

Vendi Evropian me numër më të madh shtretërish për mijë banorë përpara pandemisë ishte Gjermania me 7.9 shtretër për çdo njëmijë banorë.

Shtetet si Suedia dhe Danimarka shënojnë numër më të ulët shtretërish për njëmijë banorë në krahasim me Shqipërinë, si efekt të rritjes së eficencës në kurimin e sëmundjeve dhe përparimit të mjekësisë në këto vende, respektivisht 2.1 dhe 2.6 shtretër për mijë banorë.

Burimi i të dhënave është marrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Eurostat si dhe Banka Botërore.