Tre deputetët demokratë i bëhen “bodygardë” Berishës drejt hyrjes së Kuvendit

Foto LSA

Ish-kryeministri Sali Berisha është drejtuar sot në seancën e parë të Kuvendit i shoqëruar nga shumë simpatizantë që e kanë pritur në hyrje, si dhe nga tre deputetë të PD-së.

Përpos bodygardërve, krah Berishës ishin edhe 3 deputetët, Tritan Shehu, Flamur Noka dhe Edi Paloka.

Sikurse duket, te deputët kanë dalë në mbështetje të Berishës duke kundërshtuar vendimin e Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.

Një gjë të tillë Noka e theksoi edhe mbrëmë në një dalje për median nga selia blu pas mbledhjes së partisë duke thënë se ky është një mohim i historisë së PD-së.

Nga ana tjetër Berisha nuk ka përjashtuar mundësinë e një nisme për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.

Madje ai ka shtuar se ka një kompromis Rama-Basha të cilën e ka cilësuar si një fëlliqësisë morale të pazareve prapa shpine ndaj një force politike që qëndron fuqishëm në pozicionin e saj si opozitë.

"Do marr çdo nismë ligjore dhe statutore brenda PD për rikthimin e  saj në piedestalin që meriton. Jashtë çdo lloj diskutimi, Jam anëtar i grupit parlamentar të PD. Vendimi, kompromisi Basha-Rama është nul, nuk ka asnjë mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale të pazareve prapa shpine ndaj një force politike që qëndron fuqishëm në pozicionin e saj si opozitë".

Pas mbylljes së seancës së parë të parlamentit, në zyrën e ish-Kryeministrit Sali Berisha, janë mbledhur disa deputetë që janë kundër përjashtimit të tij nga grupi parlamentar.

Tre deputetët demokratë i bëhen “bodygardë”
Foto LSA
Tre deputetët demokratë i bëhen “bodygardë”
Foto LSA
Tre deputetët demokratë i bëhen “bodygardë”
Foto LSA
Tre deputetët demokratë i bëhen “bodygardë”
Foto LSA