Covid i merr jetën gjyqtarit të Gjykatës së Korçës, prej 10 ditësh ishte në intubim

Gjyqtari i Korçës, Maksim Qirjazi ka humbur jetën në moshën 65 vjeçare si pasojë e infektimit me covid 19.

Ai ka humbur jetën disa ditë pasi u infektua si pasojë e rëndimit të gjendjes shëndetësore.

Maksim Qirjazi nga Korça u transferua në Tiranë, ku prej 10 ditësh qëndroi në intubim për shkak të komplikacioneve që i solli infektimi, por mesditën e së premtes, 10 shtator, ai ndërroi jetë.

Gjyqtari i Shkallës së Parë në Korçë pas pak javësh pritej që të përfundonte karrierën e tij, pasi duhej të dilte në pension. Ai ka shërbyer në sistemin e drejtësisë prej vitit 1994 në Korçë.

Covid 19 u ka marrë jetën 2531 personave deri më tani në vendin tonë, ndërsa javët e fundit Shqipëria ka përjetuar një rritje të kurbës së të infektuarve, e cila dyshohet se vjen nga varianti Delta por edhe nga liberalizimi i masave anti covid gjatë muajve të verës.