“Bankomati” arreston drejtorin e IKMT, favorizoi administratorin minierës kundrejt ryshfetit

Lutfi  Miftari, 56 vjeç,  banues  në Tiranë, me detyrë drejtor i IKMT-së në qarkun e Dibrës, është arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit  të Koduar “Bankomati”

Polcia bën me dije se në pranga ka rënë edhe Eljo Elezi, 34 vjeç, banues në Tiranë, adminstrator i kompanisë  “H4 CHROM”.

“Arrestimi i këtyre personave u bë pasi shtetasi Miftari në cilësinë e Drejtorit të IKMT, në Qarkun e Dibrës, ka abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet nga shtetasi E. E, adminstratori i kompanisë , shumën prej 50.000 lekë të rinj, për të mos filluar procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt nga grupi i kontrollit për mungesën e dokumentacionit, si lejen mjedisore e dokumente të tjera.”- njofton policia.  

Në cilësinë e provës materiale shtetasit  drejtorit të IKMT, iu sekuestruan 50.000 lekë të rinj të cilat ja kishte dhënë Elezi.

Mësohet se gjatë kontrollit të banesës, së Lutfi  Miftari, policia gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provës materiale 29.500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.