Lindita Nikolla zgjidhet kryetare e Kuvendit, LSI voton kundër, PD grisi fletët e votimit

Kuvendi i ri do të drejtohet nga Lindita Nikolla për të paktën 4 vitet e ardhshme.

Por votimi i Nikollës përtej rëndësisë së tij, ajo mori 79 vota nga deputetët në sallë, duke krijuar çarjen e opozitës në vetëm pak orë punime të Kuvendit.

Kjo për faktin se Partia Socialiste ka 74 mandate deputetësh dhe nëse llogarisim dhe 3 mandatet e PSD-së së Tom Doshit, atëherë mazhoranca e zgjedhur ka 77 mandate gjithsej.

Ndërkohë është e paqartë se kush ishin 2 deputetët që votuan kundër vullnetit të opozitës, duke i bashkuar votat me mazhorancën në votimin e kryetares së re të kuvendit.

Ndërkaq 4 deputetë kanë votuar kundër emrit të saj, nga 137 që ishin në total të pranishëm në sallë.

Grupi parlamentar i PD-së ka zgjedhur të grisë në mënyrë demonstrative fletën e votimit. Ndërkaq kryeministri Rama në momentin e votimit është ulur në tokë duke mbledhur fletët e grisura, të cilat i futi në një qese.

Ndryshe nga PD kanë vepruar dy aleatët e demokratëve në zgjedhje, Monika Kryemadhi dhe Vangjel Dule, të cilët kanë hedhur votën në kutinë e votimit.

Ndërkaq, ish-kryeministri Sali Berisha e bojkotoi procesin duke dalë nga salla pak para nisjes së procesit. Lindita Nikolla do të zëvendësojë Gramoz Ruçin në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërsa socialistët caktuan edhe emrat e deputetëve që do të kryesojnë komisionet parlamentare. Politikat e jashtme në Kuvend Rama ja besoi Mimi Kodhelit. Ermonela Felaj është nënkryetare e kuvendit, siguria i jepet Nasip Naços. Klotilda Ferhati drejton komisionin e ligjeve, Eduart Shalsi atë të  ekonomisë, Arben Pëllumbi  ne krye te komisionit të veprimtarive prodhuese dhe Klotilda Spahiu te shendetesia, ndersa Petro Koci te media.