Kryemadhi ndryshe nga PD, nuk e gris fletën e votimit, LSI: 4 votat tona janë kundër Nikollës

Opozita e bashkuar duket se ka pasur një krisje lidhur me votimin e kreut të ri të Kuvendit ditën e sotme në seancën e parë parlamentare.

Ashtu sikurse kishin porosi nga Basha, deputetët e zgjedhur të PD-së, nuk votuan për Lindita Nikollën, duke grisur fletët e votimit.

Ndërkohë, ndryshe nga demokratët, aleatët e tyre kanë zgjedhur të bëjnë ndryshe.

Kështu  kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kanë hedhur fletën e votimit në kuti, po ashtu ka bërë edhe Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Nga ana tjetër, në një njoftim për median, LSI bën me dije se të katërt deputetët e LSI-së kanë votuar kundër Nikollës si kryetare Kuvendi.

Petrit Vasili: Votimi dhe vota kunder i te gjithe deputeteve te LSI per propozimin e rilindjes per kryetar kuvendi eshte pergjigja e vetme ndaj çdo farse!