Betohen deputetët e legjislaturës 10, betohet dhe Sali Berisha, më pas largohet nga seanca
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2021, 17:22
Janë betuar 140 deputetët e Kuvendit të ri.
Në seancën parlamentare të orës 17:00, deputetja më e vjetër e Kuvendit, Luljeta Bozo lexoi formulën e betimit të deputetit, ndërsa të gjithë deputetët u përgjigjën "Betohem!"
Në seancën e dytë parlamentare të zhvilluar në orën 17:00 u betua edhe ish-lideri demokrat Sali Berisha.
Pas betimit, ish-lideri Berisha u largua nga seanca.
Pas Berishës, u larguan edhe Tritan Shenu, Edi Paloka dhe Flamur Noka.
Gjatë seancës së dytë pritet të votohet për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit./OraNews/
