Basha mbledh në seli grupin parlamentar

Basha ka mbledhur në selinë e Partisë demokratike grupin parlamentar.

Kjo mbledhje mbahet para nisjes së seancës së dytë parlamentare për këtë të premte. në orën 17:00.

Në seancën e dytë të Kuvendit pritet të votohet për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.

Në këtë seancë PD do votojë kundër Nikollës për kryetare të Kuvendit.

Burime për Ora News bëjnë me dije se nënkryetari i PD-së, Edi Paloka është takuar me ish-kryeministrin Berisha para seancës. /OraNews/