Rrëzohet nga hoteli në qendër të Tiranës, ndërron jetë në spital 28-vjeçari i huaj

Një 28-vjeçar është rrëzuar nga një hotel në qendër të Tiranës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.”

Shtetasi A. M., 28 vjeç dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte.

Si pasojë 28-vjçari ka ndërruar jetë në spital.

Burime për Ora News bëjnë me dije se 28-vjeçari ishte shtetas i huaj. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve./OraNews/