Shkëlzen Berisha në zyrën e të atit pas seancës plenare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2021, 14:27
Ky është momenti kur Shkëlzen Berisha zbret nga zyra e të atit, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe përshëndetet me një person.
Ish-kryeministri u mbyll në zyrën e tij pas seancës plenare.
Në zyrën e tij ishin dhe deputetët Tritan Shehu, Edi Paloka dhe Flamur Noka, të rreshtuar qartazi krah Berishës pas vendimit të Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së.
Dy të fundit e shoqëruan dhe në sallën e Kuvendit.

