Përjashtimi i Sali Berishës, Ahmetaj: Basha u soll si mi ambasadash, Shima: Vendimi duhej të merrej në grup
Dhjetoristi Bislim Ahmetaj tha se Berisha gaboi me emërimin e Bashës në krye të PD-së.
“ Ka një sintoni në heshtje Basha – Rama, ia kemi thënë Berishës kohë më parë por Berisha ka heshtur, më vjen keq për këtë” tha Ahmetaj në një intervistë në studion e Ora News.
“Vendim i ulët taman si mi ambasadash, sepse ai e kishte krejtësisht të mundshme të deklaronte vendimin në mbledhjen e këshillit kombëtar të PD-së që u mblodh para 10 ditësh ta hidhte si tezë diskutimi dhe votim të fshehtë. Kjo shmangte diabolizmat që kishim mes nesh”
Drejtori i Informacionit RTV Ora analizon se PD është futur në një qerthur përplasjesh që do vijojnë në ditët në vijim
“Basha i kishte mundësitë të shmangte një vendim të njëanshmë të cilën e bëri me deklaratë në face book ku thuhet: Unë vendosa që Berisha të mos jetë pjesë e grupit ndërkohë që duhej të vendoste grupi parlamentar” tha Ibrahim Shima.