Bledian Koka: PD i duhet një katarsis, Basha ka bërë gabime
Në një intervistë për edicionin e lajmeve të Ora News, gazetari Bledian Koka, ka komentuar përjashtimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar.
Ai thotë se PD nuk është në opozitë, teksa shton se Kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka bërë përpjekje për të fituar zgjedhjet.
Më tej ai shton se Basha ka bërë shumë gabime, ndërsa shton se në PD duhet të bëhen lëvizje dhe ndryshime.
Bledian Koka: Sot nuk po flasim për fatin e Berishës dhe Bashës, por është fati i të gjithë shqiptarëve. Vendi nuk ka opozitë. Unë kam bindjen se një institucional si Berisha, një njeri i cili kurrë nuk do e përdorë mllefin për të shkatërruar një gjë për interes të tij personal. Berisha nuk do të bëhet Ministër as kryetar partie, Berisha e ka bërë politikën shumë herë më shumë se e gjithë PD, po të doni dhe e gjithë qeveria bashkë vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale.
Berisha ka shkëlqye me zërin e tij. Berisha ka mbajtur qëndrim për çështjet kombëtare. Mendoj se heshtja e sotme e deputetëve të PD tregonte se çfarë valence ka grupi parlamentar i PD. Ata nuk kanë përgjegjësi të flasin për gjërat që u kanë ndodhur brenda shtëpisë. Nuk mund të heshtin për një gjë kaq flagrante.
Ata nuk kanë guxim as ta mbrojnë, as ta kritikojnë Bashën. Kjo parti nuk është më opozitë dhe mendoj se as Ramës nuk i hynë në punë. PD nuk ka luftuar për të fituar zgjedhjet. Basha ka tregtuar interesin e demokratëve, por për interesat. PD ka vite që prej vitesh vepron si një biznes personal i Bashës. Këtu kemi ndarje të pushtetit.
Nuk duhet të merret një vendim për largimin e Bashës, por duhet të krijuar një frymë një lëvizje që të ketë një forcë opozite që respekton veten e më pas qytetarët, në të kundërt do të kemi një situatë si situatë. Nuk jam për zgjedhje të menjëhershme. Kushdo që do të bënte të njëjtin gabim si Basha do të përsëriste të njëjtën gjë. PD duhet të mësohet të bëhet institucionale. PD i duhet një katarsis.
