"Kam bërë atë që nuk e bën kurrë një boksier i peshës së rëndë me një të peshës së lehtë", çfarë u premtoi Rama gazetarëve
Ndërsa selia e kampit kundërshtar po zien pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, socialistët u shfaqën të qetë sot në Kuvend.
Këtë qetësi e reflektoi edhe kryeministri Rama para gazetarëve me të cilët ka pasur përplasje të herëpashershme.
Duke ju shmangur përgjigjes së drejtëpërdrejtë për Berishën, Rama u angazhua për marrëdhënie fantastike me median në këtë mandat të ri.
Rama: Jam shumë i vetëdijshëm që padashje, pa menduar që mund të kem tejkaluar kufirin dhe kam bërë atë që nuk e bën kurrë një boksier i peshës së rëndë me një boksier të peshës së lehtë, kam krijuar shqetësime për ju. Ju jap fjalën që do të bëj çmos që marrëdhëniet tona të jenë fantastike dhe unë të jem në dispozicionin tuaj, i urtë, i butë, i dashur, i qetë me aq sa të mundem. Në rast se kjo nuk do të ndodhë në ndonjë moment duhet ta dini se do të jetë thjesht gabimi im, jo gabimi juaj.
