Rama në Kuvend me dorën shtrirë drejt PD, gazetarët e pyesin: A jeni i kënaqur, Basha ju dëgjoi: Vrau babain"

Me dorën e shtrirë për demokratët është shfaqur kryeministri Edi Rama një ditë pasi kreu i PD Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar.

Rama refuzoi të flasë për këtë vendim madje anashkaloi edhe pyetjet e përsëritura të gazetareve: Nëse ishte i kënaqur që Basha e dëgjoi dhe "vrau babain".

Ne jemi lart dhe nuk mund të ndalojmë për të kthyer kokën mbrapa. Trishtimet dhe gëzimet janë evenimente shumë të rëndësishme për t'i shpërdoruar për çështje politike aq më tepër për një kamp tjetër.

Më shfrytëzoni për të më pyetur për gjëra që kanë të bëjnë për të mirën e vendit. E shkuara nuk është problem i Partisë Socialiste. Ne jemi e ardhmja"

Doren shtrire PD

Rama tha se PS ka ardhur në Kuvend me dorën shtrirë PD

"Ndalova për të uruar një punë të mbarë dhe të frytshme si shërbëtorë të publikut në këtë shesh në hyrje të parlamentit. Do të angazhohen personalisht dhe PS do bëjë përjekjet që të kemi sa më shumë energji për njerëzit dhe problemet e tyre reale

Për ëndrrat dhe shpresat e tyre dhe sa më pak energji për atë që politika ka bërë në shumë e shumë vite duke u bërë një pronë e politikanëve që e kanë abuzuar vijimësisht për qëllime, interesa dhe ambicie që nuk janë kurrë të mjaftueshme për t'u ngritur mbi hallet e njerëzve. PS e ka marrë një mandat të tretë për ta çuar Shqipërinë në nivel tjetër. PS duhet të ndjejë përgjegjësinë e jashtëzakonshme.

Sa shumë mund kërkon kjo dhe sa të parëndësishme janë këto të tjerat. Ne vijmë në kuvend me dorën e shtrirë. E kam thënë pa marrë parasysh si do shkonin zhvillimet brenda PD.

Dora është e shtrirë për të bashkëpunuar në funksion të njerëzve. Unë jam shumë i përgatitur që të jem në lartësinë e fjalëve duke dhënë shembullin i pari dhe duke u përmirësuar në raport me ju. Jam i vetëdijshëm që pa dashje, pa menduar që mund të kemi tejkaluar kufirin, duke bërë atë që bën një boksier i peshës së madhe me një boksier të peshës së lehtë. Do jem i dashur dhe i qetë. E kuptoni sa e madhe është sfida jonë."