VIDEO TJETER/ Përjashtoi Berishën, demokratët i bëjnë "pritë" Bashës: Mos e bëfsh pikën e hajrit!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2021, 10:27
Mbështetësit e flaktë të Sali Berishës i kanë bërë "pritë" Lulzim Bashës në dalje të selisë blu pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD.
Të mbledhur jashtë murit rrethues, ata i kërkuan llogari për një vendimin e një nate më parë, kur Basha përjashtoi Berishën pas shpalljes non-grata nga SHBA.
Ata kanë shpërthyer në ofendime të ashpra.
"Po pse mër Lul. Mos e bëfsh pikën e hajrit. O plehrë, o maskara, o injorant", shprehen ata ndër të tjera, ndërkohë që kryedemokrati largohet.
