Luljeta Bozo hap sesionin e ri parlamentar: Të meritojmë besimin e popullit

Deputetja më e vjetër në moshë, Luljeta Bozo ka hapur sesionin e ri parlamentar nga foltorja e Kuvendit. Ajo tha se të gjithë duhet të punojnë për të hartuar ligje në të mirë të vendit pavarësisht kahut politik të cilit i përkasin. Bozo i cilësoi SHBA-të dhe BE-atë aleatët më të mirë të Shqipërisë.

"Ne kemi marë një përgjegjësi të madhe për ata që na kabë besuar një mision historik. Jemi këru falë votës së popullit shqiptar. Ky proces do të krijojë kushte për nisma liogjvënëse duke debtuar për pjekuri. Besoj se sfifat e mëdha nga kuvendi i kaluar duhet t'i çojmë më tej.

Mbështetës potencial në këto reforma janë SHB, BE dhe vendet e rajonit. Votuesit na besuan të çojmë përpara problemet në fushën e drejtësisë, të zhvillimit të kërkimit shkencor. Sot Shqipëria nuk është më një vend i mbyllur por strehë e ngrohtë.

Kemi kaluar dy fatkeqësi të mëdha, tërmetin dhe pandeminë,. Ne do t'ia dalim. Populli ka zgjedhur socialistë dhe demokratë por ne jemi këtu për të merituar besimin që na kanë dhënë. Paçim punë të mbarë. Jam i bindur që në këtë proces do kemi mbështetjen e çdo shqiptari. Punë të mbarë të gjithëve, tha Bozo.