Kandidati i PDK-së u vra me armë, gruaja prek me fjalët: Nuk arrite ta përcjellësh djalin në klasën e parë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (8 shtator) në Pejë, ku dy politikanë të Partisë Demokratike në Kosovë kanë mbetur të vrarë pas të shtënave me armë zjarri.
Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj, kanë qëlluar njëri-tjetrin e si pasojë kanë mbetur të vrarë.
Gruaja e Astrit Ademaj, Valbona Bahtiri-Ademaj ka reaguar për vrasjen e bashkëshortit të saj me një mesazh prekës.
Ajo shprehet se besimi i tij i jep forcë të rrisë fëmijët duke i dhënë lamtumirën e fundit bashkëshortit.
“17 vite i kaluam së bashku me të mira e më vështirësi, por çdo gjë ishte e lehtë kur kishim afër njëri tjetrin, tejkaluam shumëçka bashkë, po sot më le përgjithmonë Astrit, mu Aelen e Buronin që nuk arrite ta përcjellësh në klasën e parë. Besimi yt që kishe ndaj meje më bën më të fortë që të vazhdoj ti rris fëmijët tanë ashtu qysh ti deshe. Lamtumirë”, ka shkruar ajo./OraNews/
