Vrasja e dyfishtë në Pejë, mjeku që pranoi viktimat në spital: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (8 shtator) në Pejë, ku dy politikanë të Partisë Demokratike në Kosovë kanë mbetur të vrarë pas të shtënave me armë zjarri.
Nga kjo ngjarja të vrarë kanë mbetur, Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës, dhe Bernard Kadrijaj, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit.
Gjithashtu është plagosur dhe vëllai i Ademajt, Avni Adema
Për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Pejës ka folur për mediet kosovare mjeku kujdestar, Sadri Berisha i cili dhe ka pranuar viktimat në spitalin e kësaj komune.
Ai tha se viktimat kanë mbërritur pa shenja jete në spital, ndrësa personi i tretë është plagosur në dorën e majtë.
“Rreth orës 20;30 kanë mbërritur pa shenja jete janë sjell në spital, dhe një i tretë i plagosur i ka ndihmuar dhe i ka sjellë deri këtu. Plagët kanë qenë me armë zjarri, derisa personi i tretë ka qenë i plagosur në dorën e majtë, dhe me pas ka procedu tutje dhe është intervistuar nga prokurori. Për momentin është duke u trajtuar në spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha Sadri Berisha në emisionin “Politiko” në Kanal 10.

