U vra me armë zjarri/ Kandidati i PDK la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë ( Foto)

U vra me armë zjarri/ Kandidati i PDK la pas bashkëshorten dhe dy

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Pejë, ku dy politikanë të Partisë Demokratike në Kosovë kanë mbetur të vrarë pas të shtënave me armë zjarri.

Sipas mediave kosovare pas një konflikti Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj, kanë qëlluar njëri-tjetrin e si pasojë kanë mbetur të vrarë. Si pasojë është plagosur dhe vëllau i Ademajt, Avni Ademaj. 

Ndërkohë sipas Indeksionline, kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Astrit Ademaj mësohet se pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Ende nuk dihen motivet e kësja vrasje, deri në vendin e ngjarjes edhe më tej vazhdojnë të qëndrojnë policia si dhe prokurori.