Vrasja e politikanëve në Pejë, arrestohet vëllai i njërit prej viktimave, prokuroria jep detajet

Një ditë pas vrasjes së dy zyrtarëve të lartë të PDK në Pejë, kandidatit për kryetar të komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidat për kryetar të Komunës së Deçanit në zgjedhjet e vitit 2017, policia ka njoftuar arrestimin e vëllait të Ademaj,  Avniun, i cili gjithashtu mbeti i plagosur në ngjarje.

"Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili pas analizimit të rastit ka bërë ri- cilësimin e viktimës së tretë në të dyshuar dhe me vendim të prokurorit, tani i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Avni Ademaj mbeti i plagosur në dorën e majtë dhe ishte pikërisht ai që i dërgoi viktimat në spital.