Tragjedia në Tetovë: 26 pacientë të shtruar në momentin e shpërthimit të zjarrit në spital

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në në momentin e shpërthimit të zjarrit mbrëmjen e djeshme kanë qenë të shtruarar 26 pacientë.

“Ministria e Shëndetësisë njofton se në tragjedinë e mbrëmshme në Kovid-qendrën në Tetovë kanë humbur jetën 14 persona.

 Në Kovid-qendrën në momentin e shpërthimit të zjarrit ka pasur 26 pacientë, 12 të mbijetuarit janë për kurim në spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Nuk ka punonjës shëndetësor që kanë humbur jetën ose janë lënduar në këtë tragjedi, disa janë me lëndime të lehta”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë shpreh keqardhje deri tek familjet e viktimave. Nga kjo ministri njoftojnë se gjatë gjithë ditës do të informojnë për të gjitha detajet e reja rreth kësaj ngjarje tragjike.

 Apelojmë deri tek qytetarët dhe mediat që t’i ndjekin informatat zyrtare dhe të përmbahen nga spekulimet për këtë ngjarje të rëndë, njoftojnë nga Ministrisë së Shëndetësisë.