Maqedonia e Veriut kërkon ndihmën e BE-së dhe NATO-s pas shpërthimit në spitalin Covid

Një ditë pas ngjarjes tragjike në spitalin Covid në Tetovë, ku 14 persona humbën jetën, ndërsa 12 mbetën të plagosur vjen reagimi nga Zëvendës Kryeministri maqedons.

Artan Grubi deklaroi qeveria maqedonase ka vendosur të kërkojë ndihmë nga vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s, për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

“Si qeveri kemi pranuar shumë telefonata dhe oferta për ndihmë nga vendet fqinje por edhe nga NATO-ja dhe vendet tjera anëtare të BE-së. Vendosëm që të pranojmë ekspert nga këto vende që të zbulojmë sa më shpejtë shkaqet e zjarrit. Sot kemi dorëzuar kërkesë për ekspertët dhe është çështje e ditës se kur ata mund të vijnë dhe të shqyrtojnë provat të cilat i ka marrë forenzika dhe MPB-ja. Të gjithë në ballë të situatës, dhe jo të tërhiqemi nga përgjegjësia dhe të tërhiqemi nga situata. Kemi për detyrë që ta menaxhojmë situatën, ti mbajmë të mbijetuarit në gjendje të mirë, të mbijetojnë, të kujdesemi për familjet, të kujdesemi për pacientët tjerë sepse pacientë me kovid vijnë çdo ditë pacientë të ri dhe do të duhet resurset spitalore të vihen në shërbim. Detyra jonë është ta menaxhojmë situatën, përgjegjësinë do ta diskutojmë pas përmbylljes së hetimit”, tha Artan Grubi.